سورةالعاديات {١٠٠} 100. AL-´AADIYAAT
وَالْعَادِيَاتِ ضَبْحًا {١} 1. Betohem në atë (kuajt) që vrapojnë duke dihatur,
فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا {٢} 2. e që qesin xixa nga thundrat e tyre,
فَالْمُغِيرَاتِ صُبْحًا {٣} 3. dhe sulmojnë (armikun) në mëngjes,
فَأَثَرْنَ بِهِ نَقْعًا {٤} 4. dhe n’atë rast çojn pluhur,
فَوَسَطْنَ بِهِ جَمْعًا {٥} 5. të cilët futen në radhët e armikut, -
إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ {٦} 6. me të vërtetë, njeriu është jomirënjohës ndaj Zotit të vet,
وَإِنَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ {٧} 7. dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm,
وَإِنَّهُ لِحُبِّ الْخَيْرِ لَشَدِيدٌ {٨} 8. dhe, ai është lakmues i madh i pasurisë.
أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ {٩} 9. E, vallë, a nuk e di ai (njeriu), kur do të përzihen (ringjallen) ata që gjenden në varreza
وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ {١٠} 10. dhe kur të dali në shesh ajo që është në zemra (e mira dhe e keqja),
إِنَّ رَبَّهُمْ بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَخَبِيرٌ {١١} 11. Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë do të dijë çdo gjë për ta.
Al-Qur'an Today @2006