سورةالهمزة {١٠٤} 104. AL-HUMAZAH
وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ {١} 1. Mjer për çdo përqeshës – shpifës,
الَّذِي جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُ {٢} 2. që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ {٣} 3. dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
كَلَّا ۖ لَيُنْبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ {٤} 4. Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ {٥} 5. E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ {٦} 6. Ai është zjarri i ndezur i Zotit,
الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ {٧} 7. i cili do të depërtojë deri në zemër.
إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ {٨} 8. Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç),
فِي عَمَدٍ مُمَدَّدَةٍ {٩} 9. në shtylla të gjata flakëruese.
Al-Qur'an Today @2006