سورةالفلق {١١٣} 113. AL-FALAQ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ {١} 1. Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit
مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ {٢} 2. që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave,
وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ {٣} 3. dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri,
وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ {٤} 4. dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji),
وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ {٥} 5. dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!”
Al-Qur'an Today @2006