سورةالشعراء {٢٦} 26. ASY-SYU´ARAA
طسم {١} 1. Ta, Sin, Mim.
تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ {٢} 2. Këto janë ajete të librit (të Kur´anit) të qartë!
لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ {٣} 3. A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
إِنْ نَشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِمْ مِنَ السَّمَاءِ آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ {٤} 4. Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t´i rrinin përulur atij.
وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ {٥} 5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t´ia kthejnë shpinën.
فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنْبَاءُ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ {٦} 6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t´u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الْأَرْضِ كَمْ أَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ {٧} 7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {٨} 8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {٩} 9. E s´ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t´i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ {١٠} 10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ {١١} 11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ {١٢} 12. Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنْطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَارُونَ {١٣} 13. Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنْبٌ فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ {١٤} 14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ {١٥} 15. Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٦} 16. Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ {١٧} 17. T´i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ {١٨} 18. Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ {١٩} 19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t´i bëmë).
قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ {٢٠} 20. (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
فَفَرَرْتُ مِنْكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ {٢١} 21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ {٢٢} 22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ {٢٣} 23. (Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ {٢٤} 24. Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç´ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ {٢٥} 25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ {٢٦} 26. Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ {٢٧} 27. (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ {٢٨} 28. (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç´ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَٰهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ {٢٩} 29. (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُبِينٍ {٣٠} 30. (Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
قَالَ فَأْتِ بِهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {٣١} 31. Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُبِينٌ {٣٢} 32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ {٣٣} 33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ {٣٤} 34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
يُرِيدُ أَنْ يُخْرِجَكُمْ مِنْ أَرْضِكُمْ بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ {٣٥} 35. Që me magjinë e vet dëshiron t´ju dëbojë nga toka juaj, e ç´më propozoni mua?"
قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ {٣٦} 36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ {٣٧} 37. Që t´i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَعْلُومٍ {٣٨} 38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنْتُمْ مُجْتَمِعُونَ {٣٩} 39. Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِنْ كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ {٤٠} 40. Ashtu që t´i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالُوا لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِنْ كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ {٤١} 41. E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًا لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ {٤٢} 42. Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنْتُمْ مُلْقُونَ {٤٣} 43. Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"
فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ {٤٤} 44. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"
فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ {٤٥} 45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ {٤٦} 46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ {٤٧} 47. E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ {٤٨} 48. Zotit të Musait e të Harunit!"
قَالَ آمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ {٤٩} 49. Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t´ju lejoja unë?!" S´ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t´ua shkurtoj (do t´ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dh
قَالُوا لَا ضَيْرَ ۖ إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا مُنْقَلِبُونَ {٥٠} 50. Ata (magjistarët) thanë: "S´ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
إِنَّا نَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَنْ كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ {٥١} 51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"
وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ {٥٢} 52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".
فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ {٥٣} 53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ {٥٤} 54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ {٥٥} 55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ {٥٦} 56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
فَأَخْرَجْنَاهُمْ مِنْ جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {٥٧} 57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ {٥٨} 58. prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ {٥٩} 59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
فَأَتْبَعُوهُمْ مُشْرِقِينَ {٦٠} 60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَىٰ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ {٦١} 61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"
قَالَ كَلَّا ۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ {٦٢} 62. Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".
فَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْبَحْرَ ۖ فَانْفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ {٦٣} 63. Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآخَرِينَ {٦٤} 64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
وَأَنْجَيْنَا مُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ أَجْمَعِينَ {٦٥} 65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ {٦٦} 66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {٦٧} 67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {٦٨} 68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ {٦٩} 69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ {٧٠} 70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"
قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ {٧١} 71. Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ {٧٢} 72. Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
أَوْ يَنْفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ {٧٣} 73. Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ {٧٤} 74. Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
قَالَ أَفَرَأَيْتُمْ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ {٧٥} 75. Ai tha: "A po shihni se ç´po adhuroni?"
أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ {٧٦} 76. Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ {٧٧} 77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ {٧٨} 78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ {٧٩} 79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ {٨٠} 80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ {٨١} 81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ {٨٢} 82. Ai tek i cili kam shpresë se do t´i m´i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ {٨٣} 83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
وَاجْعَلْ لِي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ {٨٤} 84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
وَاجْعَلْنِي مِنْ وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ {٨٥} 85. Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
وَاغْفِرْ لِأَبِي إِنَّهُ كَانَ مِنَ الضَّالِّينَ {٨٦} 86. Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ {٨٧} 87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ {٨٨} 88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ {٨٩} 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ {٩٠} 90. E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ {٩١} 91. Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ {٩٢} 92. Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",
مِنْ دُونِ اللَّهِ هَلْ يَنْصُرُونَكُمْ أَوْ يَنْتَصِرُونَ {٩٣} 93. Pos All-llahut? Ata, a mund t´ju ndihmojnë juve o vetes?
فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ {٩٤} 94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ {٩٥} 95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ {٩٦} 96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
تَاللَّهِ إِنْ كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٩٧} 97. "Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur",
إِذْ نُسَوِّيكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ {٩٨} 98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
وَمَا أَضَلَّنَا إِلَّا الْمُجْرِمُونَ {٩٩} 99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
فَمَا لَنَا مِنْ شَافِعِينَ {١٠٠} 100. E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ {١٠١} 101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {١٠٢} 102. E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٠٣} 103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٠٤} 104. Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ {١٠٥} 105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٠٦} 106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٠٧} 107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٠٨} 108. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٠٩} 109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١١٠} 110. Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ {١١١} 111. Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"
قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ {١١٢} 112. Ai tha: "Unë nuk di se ç´punuan ata (që ju u thoni të ulët)".
إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّي ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ {١١٣} 113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ {١١٤} 114. E unë nuk do t´i përzë besimtarët.
إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ {١١٥} 115. Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t´u tërheq vërejtjen haptas.
قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ {١١٦} 116. Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)".
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ {١١٧} 117. Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَنْ مَعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {١١٨} 118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!"
فَأَنْجَيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ {١١٩} 119. Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ {١٢٠} 120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٢١} 121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٢٢} 122. S´ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ {١٢٣} 123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٢٤} 124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٢٥} 125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٢٦} 126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٢٧} 127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ {١٢٨} 128. A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ {١٢٩} 129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
وَإِذَا بَطَشْتُمْ بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ {١٣٠} 130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٣١} 131. Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُمْ بِمَا تَعْلَمُونَ {١٣٢} 132. Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
أَمَدَّكُمْ بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ {١٣٣} 133. Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {١٣٤} 134. Me kopshte e me burime uji.
إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٣٥} 135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ {١٣٦} 136. Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"
إِنْ هَٰذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ {١٣٧} 137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ {١٣٨} 138. Se ne nuk kemi për t´u dënaur.
فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٣٩} 139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٤٠} 140. Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ {١٤١} 141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٤٢} 142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٤٣} 143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٤٤} 144. Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٤٥} 145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ {١٤٦} 146. A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {١٤٧} 147. Në kopshte e në burime.
وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ {١٤٨} 148. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ {١٤٩} 149. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٥٠} 150. Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ {١٥١} 151. E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ {١٥٢} 152. Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ {١٥٣} 153. Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur.
مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {١٥٤} 154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
قَالَ هَٰذِهِ نَاقَةٌ لَهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَعْلُومٍ {١٥٥} 155. Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٥٦} 156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t´ju godasë dënimi i ditës së madhe!"
فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ {١٥٧} 157. Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٥٨} 158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٥٩} 159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ {١٦٠} 160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٦١} 161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٦٢} 162. Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٦٣} 163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٦٤} 164. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ {١٦٥} 165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ {١٦٦} 166. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!"
قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ {١٦٧} 167. Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!"
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُمْ مِنَ الْقَالِينَ {١٦٨} 168. Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ {١٦٩} 169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"
فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ {١٧٠} 170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ {١٧١} 171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ {١٧٢} 172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ مَطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنْذَرِينَ {١٧٣} 173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٧٤} 174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٧٥} 175. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ {١٧٦} 176. Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٧٧} 177. Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni?"
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٧٨} 178. Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٧٩} 179. Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٨٠} 180. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِينَ {١٨١} 181. Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ {١٨٢} 182. Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).
وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ {١٨٣} 183. Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ {١٨٤} 184. Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ {١٨٥} 185. Ata i thanë: "S´ka dyshim se ty të ka zënë magjia!"
وَمَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا وَإِنْ نَظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ {١٨٦} 186. Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًا مِنَ السَّمَاءِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {١٨٧} 187. E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
قَالَ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ {١٨٨} 188. Ai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!"
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٨٩} 189. Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٩٠} 190. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٩١} 191. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٩٢} 192. E edhe ai (Kur´ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ {١٩٣} 193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنْذِرِينَ {١٩٤} 194. (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ {١٩٥} 195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
وَإِنَّهُ لَفِي زُبُرِ الْأَوَّلِينَ {١٩٦} 196. Dhe se ai (Kur´ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
أَوَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ آيَةً أَنْ يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ {١٩٧} 197. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
وَلَوْ نَزَّلْنَاهُ عَلَىٰ بَعْضِ الْأَعْجَمِينَ {١٩٨} 198. E sikur t´ia shpallnim atë (Kur´anin) ndonjë joarabi,
فَقَرَأَهُ عَلَيْهِمْ مَا كَانُوا بِهِ مُؤْمِنِينَ {١٩٩} 199. e ai t´ua lexonte atyre, ata nuk do t´i besonin atij.
كَذَٰلِكَ سَلَكْنَاهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ {٢٠٠} 200. Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
لَا يُؤْمِنُونَ بِهِ حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ {٢٠١} 201. E ata nuk i besojnë atij (Kur´anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
فَيَأْتِيَهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ {٢٠٢} 202. Dhe t´u vijë befas, duke mos e hetuar.
فَيَقُولُوا هَلْ نَحْنُ مُنْظَرُونَ {٢٠٣} 203. E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ {٢٠٤} 204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
أَفَرَأَيْتَ إِنْ مَتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ {٢٠٥} 205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
ثُمَّ جَاءَهُمْ مَا كَانُوا يُوعَدُونَ {٢٠٦} 206. e pastaj t´u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يُمَتَّعُونَ {٢٠٧} 207. çka do t´u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
وَمَا أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنْذِرُونَ {٢٠٨} 208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
ذِكْرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَالِمِينَ {٢٠٩} 209. Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ {٢١٠} 210. Atë (Kur´anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
وَمَا يَنْبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ {٢١١} 211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ {٢١٢} 212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ {٢١٣} 213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ {٢١٤} 214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {٢١٥} 215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ {٢١٦} 216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ {٢١٧} 217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ {٢١٨} 218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ {٢١٩} 219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ {٢٢٠} 220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَنْ تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ {٢٢١} 221. A t´ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ {٢٢٢} 222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ {٢٢٣} 223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
وَالشُّعَرَاءُ يَتَّبِعُهُمُ الْغَاوُونَ {٢٢٤} 224. E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ {٢٢٥} 225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ {٢٢٦} 226. Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانْتَصَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ {٢٢٧} 227. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç´përfundimi i shkojnë (ç´dënim të ashpër ose ç´vendi në xhehennem do t´i nën
Al-Qur'an Today @2006