سورةالنمل {٢٧} 27. AN-NAML
طس ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْقُرْآنِ وَكِتَابٍ مُبِينٍ {١} 1. Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur´anit dhe të librit të kuptueshëm.
هُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ {٢} 2. Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ بِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ {٣} 3. Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَالَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ {٤} 4. E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَهُمْ سُوءُ الْعَذَابِ وَهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْأَخْسَرُونَ {٥} 5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى الْقُرْآنَ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ عَلِيمٍ {٦} 6. E s´ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur´anin nga i Urti, i Dijshmi.
إِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهْلِهِ إِنِّي آنَسْتُ نَارًا سَآتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ آتِيكُمْ بِشِهَابٍ قَبَسٍ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ {٧} 7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t´ju sjell ndonjë lajm ose do t´ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
فَلَمَّا جَاءَهَا نُودِيَ أَنْ بُورِكَ مَنْ فِي النَّارِ وَمَنْ حَوْلَهَا وَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ {٨} 8. E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
يَا مُوسَىٰ إِنَّهُ أَنَا اللَّهُ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ {٩} 9. O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
وَأَلْقِ عَصَاكَ ۚ فَلَمَّا رَآهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَا مُوسَىٰ لَا تَخَفْ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ الْمُرْسَلُونَ {١٠} 10. E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
إِلَّا مَنْ ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسْنًا بَعْدَ سُوءٍ فَإِنِّي غَفُورٌ رَحِيمٌ {١١} 11. Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s´ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ ۖ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ {١٢} 12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ آيَاتُنَا مُبْصِرَةً قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُبِينٌ {١٣} 13. E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ {١٤} 14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ {١٥} 15. Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".
وَوَرِثَ سُلَيْمَانُ دَاوُودَ ۖ وَقَالَ يَا أَيُّهَا النَّاسُ عُلِّمْنَا مَنْطِقَ الطَّيْرِ وَأُوتِينَا مِنْ كُلِّ شَيْءٍ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَضْلُ الْمُبِينُ {١٦} 16. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
وَحُشِرَ لِسُلَيْمَانَ جُنُودُهُ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ وَالطَّيْرِ فَهُمْ يُوزَعُونَ {١٧} 17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
حَتَّىٰ إِذَا أَتَوْا عَلَىٰ وَادِ النَّمْلِ قَالَتْ نَمْلَةٌ يَا أَيُّهَا النَّمْلُ ادْخُلُوا مَسَاكِنَكُمْ لَا يَحْطِمَنَّكُمْ سُلَيْمَانُ وَجُنُودُهُ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ {١٨} 18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِنْ قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ {١٩} 19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t´i falënderoj të mirat Tuaja që m´i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të
وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ {٢٠} 20. Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç´është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"
لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ {٢١} 21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطْتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِنْ سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ {٢٢} 22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".
إِنِّي وَجَدْتُ امْرَأَةً تَمْلِكُهُمْ وَأُوتِيَتْ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ وَلَهَا عَرْشٌ عَظِيمٌ {٢٣} 23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
وَجَدْتُهَا وَقَوْمَهَا يَسْجُدُونَ لِلشَّمْسِ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ فَهُمْ لَا يَهْتَدُونَ {٢٤} 24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
أَلَّا يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ {٢٥} 25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ ۩ {٢٦} 26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
قَالَ سَنَنْظُرُ أَصَدَقْتَ أَمْ كُنْتَ مِنَ الْكَاذِبِينَ {٢٧} 27. Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"
اذْهَبْ بِكِتَابِي هَٰذَا فَأَلْقِهْ إِلَيْهِمْ ثُمَّ تَوَلَّ عَنْهُمْ فَانْظُرْ مَاذَا يَرْجِعُونَ {٢٨} 28. Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ إِنِّي أُلْقِيَ إِلَيَّ كِتَابٌ كَرِيمٌ {٢٩} 29. Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"
إِنَّهُ مِنْ سُلَيْمَانَ وَإِنَّهُ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ {٣٠} 30. (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
أَلَّا تَعْلُوا عَلَيَّ وَأْتُونِي مُسْلِمِينَ {٣١} 31. (në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي أَمْرِي مَا كُنْتُ قَاطِعَةً أَمْرًا حَتَّىٰ تَشْهَدُونِ {٣٢} 32. Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"
قَالُوا نَحْنُ أُولُو قُوَّةٍ وَأُولُو بَأْسٍ شَدِيدٍ وَالْأَمْرُ إِلَيْكِ فَانْظُرِي مَاذَا تَأْمُرِينَ {٣٣} 33. Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"
قَالَتْ إِنَّ الْمُلُوكَ إِذَا دَخَلُوا قَرْيَةً أَفْسَدُوهَا وَجَعَلُوا أَعِزَّةَ أَهْلِهَا أَذِلَّةً ۖ وَكَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ {٣٤} 34. Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"
وَإِنِّي مُرْسِلَةٌ إِلَيْهِمْ بِهَدِيَّةٍ فَنَاظِرَةٌ بِمَ يَرْجِعُ الْمُرْسَلُونَ {٣٥} 35. Po unë do t´u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
فَلَمَّا جَاءَ سُلَيْمَانَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٍ فَمَا آتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِمَّا آتَاكُمْ بَلْ أَنْتُمْ بِهَدِيَّتِكُمْ تَفْرَحُونَ {٣٦} 36. E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"
ارْجِعْ إِلَيْهِمْ فَلَنَأْتِيَنَّهُمْ بِجُنُودٍ لَا قِبَلَ لَهُمْ بِهَا وَلَنُخْرِجَنَّهُمْ مِنْهَا أَذِلَّةً وَهُمْ صَاغِرُونَ {٣٧} 37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t´u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t´i bëjnë ballë dhe do t´i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
قَالَ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَيُّكُمْ يَأْتِينِي بِعَرْشِهَا قَبْلَ أَنْ يَأْتُونِي مُسْلِمِينَ {٣٨} 38. Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t´ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"
قَالَ عِفْرِيتٌ مِنَ الْجِنِّ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَنْ تَقُومَ مِنْ مَقَامِكَ ۖ وَإِنِّي عَلَيْهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٌ {٣٩} 39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"
قَالَ الَّذِي عِنْدَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَنْ يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ ۚ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرًّا عِنْدَهُ قَالَ هَٰذَا مِنْ فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ وَمَنْ شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيٌّ كَرِيمٌ {٤٠} 40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta
قَالَ نَكِّرُوا لَهَا عَرْشَهَا نَنْظُرْ أَتَهْتَدِي أَمْ تَكُونُ مِنَ الَّذِينَ لَا يَهْتَدُونَ {٤١} 41. Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"
فَلَمَّا جَاءَتْ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرْشُكِ ۖ قَالَتْ كَأَنَّهُ هُوَ ۚ وَأُوتِينَا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهَا وَكُنَّا مُسْلِمِينَ {٤٢} 42. E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".
وَصَدَّهَا مَا كَانَتْ تَعْبُدُ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ إِنَّهَا كَانَتْ مِنْ قَوْمٍ كَافِرِينَ {٤٣} 43. Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَنْ سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُمَرَّدٌ مِنْ قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ {٤٤} 44. Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ فَإِذَا هُمْ فَرِيقَانِ يَخْتَصِمُونَ {٤٥} 45. Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t´u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
قَالَ يَا قَوْمِ لِمَ تَسْتَعْجِلُونَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ ۖ لَوْلَا تَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ {٤٦} 46. Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?"
قَالُوا اطَّيَّرْنَا بِكَ وَبِمَنْ مَعَكَ ۚ قَالَ طَائِرُكُمْ عِنْدَ اللَّهِ ۖ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ تُفْتَنُونَ {٤٧} 47. Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"
وَكَانَ فِي الْمَدِينَةِ تِسْعَةُ رَهْطٍ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ {٤٨} 48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
قَالُوا تَقَاسَمُوا بِاللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُ وَأَهْلَهُ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِ مَا شَهِدْنَا مَهْلِكَ أَهْلِهِ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ {٤٩} 49. Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t´u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"
وَمَكَرُوا مَكْرًا وَمَكَرْنَا مَكْرًا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ {٥٠} 50. Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ مَكْرِهِمْ أَنَّا دَمَّرْنَاهُمْ وَقَوْمَهُمْ أَجْمَعِينَ {٥١} 51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ {٥٢} 52. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
وَأَنْجَيْنَا الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ {٥٣} 53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنْتُمْ تُبْصِرُونَ {٥٤} 54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"
أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِنْ دُونِ النِّسَاءِ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ {٥٥} 55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِنْ قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ {٥٦} 56. Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"
فَأَنْجَيْنَاهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ قَدَّرْنَاهَا مِنَ الْغَابِرِينَ {٥٧} 57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ مَطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنْذَرِينَ {٥٨} 58. E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسَلَامٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ الَّذِينَ اصْطَفَىٰ ۗ آللَّهُ خَيْرٌ أَمَّا يُشْرِكُونَ {٥٩} 59. Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"
أَمَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنْزَلَ لَكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا بِهِ حَدَائِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَا كَانَ لَكُمْ أَنْ تُنْبِتُوا شَجَرَهَا ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ {٦٠} 60. Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t´i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë
أَمَّنْ جَعَلَ الْأَرْضَ قَرَارًا وَجَعَلَ خِلَالَهَا أَنْهَارًا وَجَعَلَ لَهَا رَوَاسِيَ وَجَعَلَ بَيْنَ الْبَحْرَيْنِ حَاجِزًا ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ {٦١} 61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
أَمَّنْ يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَا تَذَكَّرُونَ {٦٢} 62. A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
أَمَّنْ يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَنْ يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ تَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ {٦٣} 63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
أَمَّنْ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَمَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٦٤} 64. Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!"
قُلْ لَا يَعْلَمُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ {٦٥} 65. Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!"
بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ ۚ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِنْهَا ۖ بَلْ هُمْ مِنْهَا عَمُونَ {٦٦} 66. Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَإِذَا كُنَّا تُرَابًا وَآبَاؤُنَا أَئِنَّا لَمُخْرَجُونَ {٦٧} 67. Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
لَقَدْ وُعِدْنَا هَٰذَا نَحْنُ وَآبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ {٦٨} 68. Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"
قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ {٦٩} 69. Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُنْ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ {٧٠} 70. Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٧١} 71. E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"
قُلْ عَسَىٰ أَنْ يَكُونَ رَدِفَ لَكُمْ بَعْضُ الَّذِي تَسْتَعْجِلُونَ {٧٢} 72. Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"
وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ {٧٣} 73. S´ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعْلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمْ وَمَا يُعْلِنُونَ {٧٤} 74. E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
وَمَا مِنْ غَائِبَةٍ فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ {٧٥} 75. Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَكْثَرَ الَّذِي هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ {٧٦} 76. Vërtet, ky Kur´an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
وَإِنَّهُ لَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ {٧٧} 77. Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ بِحُكْمِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ {٧٨} 78. E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۖ إِنَّكَ عَلَى الْحَقِّ الْمُبِينِ {٧٩} 79. E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ الصُّمَّ الدُّعَاءَ إِذَا وَلَّوْا مُدْبِرِينَ {٨٠} 80. Ti nuk mund t´i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
وَمَا أَنْتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَنْ ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِنْ تُسْمِعُ إِلَّا مَنْ يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ مُسْلِمُونَ {٨١} 81. E as që mund t´i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
وَإِذَا وَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَابَّةً مِنَ الْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ النَّاسَ كَانُوا بِآيَاتِنَا لَا يُوقِنُونَ {٨٢} 82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t´ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t´ju flasë (ose do t´i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
وَيَوْمَ نَحْشُرُ مِنْ كُلِّ أُمَّةٍ فَوْجًا مِمَّنْ يُكَذِّبُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ يُوزَعُونَ {٨٣} 83. E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوا قَالَ أَكَذَّبْتُمْ بِآيَاتِي وَلَمْ تُحِيطُوا بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٨٤} 84. Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"
وَوَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ بِمَا ظَلَمُوا فَهُمْ لَا يَنْطِقُونَ {٨٥} 85. Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
أَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا اللَّيْلَ لِيَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ {٨٦} 86. A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
وَيَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ {٨٧} 87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t´i vinë Atij të gjithë të përulur.
وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ {٨٨} 88. E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِنْهَا وَهُمْ مِنْ فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ {٨٩} 89. Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t´i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَكُبَّتْ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٩٠} 90. E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ {٩١} 91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنْذِرِينَ {٩٢} 92. E, edhe ta lexoj Kur´anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".
وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَتَعْرِفُونَهَا ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ {٩٣} 93. Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t´ua tregojë argumentet e veta dhe do t´i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".
Al-Qur'an Today @2006