 |
| الم {١} |
1. Elif, Lám, Mîm. |
| تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْحَكِيمِ {٢} |
2. Këto janë ajetet nga Libri plotë dijeni, |
| هُدًى وَرَحْمَةً لِلْمُحْسِنِينَ {٣} |
3. (i cili) është udhërrëfyes dhe mëshirë për bamirësit, |
| الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ بِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ {٤} |
4. ata që kryejnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër. |
| أُولَٰئِكَ عَلَىٰ هُدًى مِنْ رَبِّهِمْ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ {٥} |
5. Këta janë ata që janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuar. |
| وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ {٦} |
6. E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Perëndisë, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar. |
| وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا وَلَّىٰ مُسْتَكْبِرًا كَأَنْ لَمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِي أُذُنَيْهِ وَقْرًا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ {٧} |
7. Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm. |
| إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتُ النَّعِيمِ {٨} |
8. Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë, |
| خَالِدِينَ فِيهَا ۖ وَعْدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ {٩} |
9. në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
| خَلَقَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ۖ وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَنْ تَمِيدَ بِكُمْ وَبَثَّ فِيهَا مِنْ كُلِّ دَابَّةٍ ۚ وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ {١٠} |
10. (Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, për të mos u lëkundur ju, dhe ka shpërndarë në të, gjithfarë lloj shtazësh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me të, kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje bimësh të mira (buta). |
| هَٰذَا خَلْقُ اللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ ۚ بَلِ الظَّالِمُونَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {١١} |
11. Ky është krijimi i Perëndisë; më tregoni çka kanë krijuar të tjerët pos Tij? Jo, por, me të vërtetë, zullumqarët janë në humbje të vërtetë. |
| وَلَقَدْ آتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ ۚ وَمَنْ يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ {١٢} |
12. Dhe, Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Llukmanit dijeninë e mrekullueshme, (dhe i kemi thënë): “Falenderoje Perëndinë, e kush është falenderues, ai falenderon për të mirën e vet, e kush mohon – Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur dhe i lavdëruar”. |
| وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ {١٣} |
13. Dhe, (kujtoje) kur Llukmani i tha djalit të vet, duke e këshilluar: “O djali im, mos i bënë shok Perëndisë! Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”. |
| وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ {١٤} |
14. Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. |
| وَإِنْ جَاهَدَاكَ عَلَىٰ أَنْ تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا ۖ وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا ۖ وَاتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَيَّ ۚ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {١٥} |
15. Nëse insistojnë ata, që të më bësh Mua shok për atë që nuk din asgjë, mos i dëgjo, por shoqërohu me ta në këtë jetë me të mirë, e ndiqe rrugën e atij që drejtohet tek Unë; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni punuar. |
| يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِنْ تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ فَتَكُنْ فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ {١٦} |
16. “O djali im, nëse (vepra e punuar) është e rëndë qoftë se një kokërr hardeli (lloj mëlmese), e ajo të jetë në shkëmb, ose në qiej ose në tokë, Perëndia do ta nxjerrë në shesh atë. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe njohës i të gjitha fshehtësive. |
| يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا أَصَابَكَ ۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ {١٧} |
17. O djali im, kryeje namazin, urdhëro me të mirë dhe pengo nga të këqiat dhe bëhu i durueshëm për atë që të ka goditur! Me të vërtetë, kjo është nga punët e mëdha, të vendosura. |
| وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ {١٨} |
18. Mos e shmang fytyrën tënde nga njerëzit dhe mos ec nëpër tokë mendjemadhësisht, se Perëndia nuk e don asnjë mendjemadh, as mburracak. |
| وَاقْصِدْ فِي مَشْيِكَ وَاغْضُضْ مِنْ صَوْتِكَ ۚ إِنَّ أَنْكَرَ الْأَصْوَاتِ لَصَوْتُ الْحَمِيرِ {١٩} |
19. Ec me kujdes e modesti, e fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri (pallja e) i gomarit!” |
| أَلَمْ تَرَوْا أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُمْ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُ ظَاهِرَةً وَبَاطِنَةً ۗ وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُنِيرٍ {٢٠} |
20. A nuk shihni, se si Perëndia u ka mundësuar – t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka plotësuar dhuntitë e Tij – të jashtme dhe të brendshme? E, ka njerëz që polemizojnë për Perëndinë pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues. |
| وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۚ أَوَلَوْ كَانَ الشَّيْطَانُ يَدْعُوهُمْ إِلَىٰ عَذَابِ السَّعِيرِ {٢١} |
21. Kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që u ka shpallur Perëndia!” ata thonë: “Jo, (por) ne pasojmë të parët tanë”. E, sikur ata t’i thërriste djalli edhe në dënimin e skëterrës, (a do ta pasonin)? |
| وَمَنْ يُسْلِمْ وَجْهَهُ إِلَى اللَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىٰ ۗ وَإِلَى اللَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ {٢٢} |
22. Kush kthehet kah Perëndia, me tërë qenien e tij, duke qenë i mirë, ai është kapur për vegën më të fortë. E, te Perëndia, është fundi i çdo gjëje. |
| وَمَنْ كَفَرَ فَلَا يَحْزُنْكَ كُفْرُهُ ۚ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ فَنُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ {٢٣} |
23. Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve. |
| نُمَتِّعُهُمْ قَلِيلًا ثُمَّ نَضْطَرُّهُمْ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٍ {٢٤} |
24. Ne, ata do t’i kënaqim përkohësisht, e pastaj, do t’i hudhin furishëm në dënimin e ashpër. |
| وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ {٢٥} |
25. E, nëse i pyet ti (o Muhammed) ata: “Kush ka krijuar qiejt dhe Tokën?” – me siguri do të thonë: “Perëndia!” E ti thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk dinë. |
| لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ {٢٦} |
26. Të Perëndisë janë të gjitha, në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Perëndia është i pavarur dhe i lavdëruar. |
| وَلَوْ أَنَّمَا فِي الْأَرْضِ مِنْ شَجَرَةٍ أَقْلَامٌ وَالْبَحْرُ يَمُدُّهُ مِنْ بَعْدِهِ سَبْعَةُ أَبْحُرٍ مَا نَفِدَتْ كَلِمَاتُ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ {٢٧} |
27. Sikur të gjithë drunjtë të gjenden në Tokë – të jenë penda (shkrimi), e deti ngjyrë shkrimi (tintë), e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të soseshin fjalët e Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
| مَا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ إِلَّا كَنَفْسٍ وَاحِدَةٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ {٢٨} |
28. Të krijuarit dhe të ringjallurit e të gjithë juve është njësoj (për Te) – si të krijuarit e vetëm një njeriu. Me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha. |
| أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى وَأَنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ {٢٩} |
29. A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju. |
| ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ {٣٠} |
30. Kjo është (kështu), ngase Perëndia është i vetmi i Vërtetë, e ato që adhurojnë ata – pos Tij, janë të kota, dhe se Perëndia është i lartësuar dhe i madh. |
| أَلَمْ تَرَ أَنَّ الْفُلْكَ تَجْرِي فِي الْبَحْرِ بِنِعْمَتِ اللَّهِ لِيُرِيَكُمْ مِنْ آيَاتِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ {٣١} |
31. A nuk po sheh ti, e anijet lundrojnë nëpër det me dhuntinë e Perëndisë, për t’ju treguar disa argumente të Veta? Këto janë, me të vërtetë, argumente për çdo njeri të durueshëm dhe mirënjohës. |
| وَإِذَا غَشِيَهُمْ مَوْجٌ كَالظُّلَلِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ فَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ {٣٢} |
32. E, kur ata t’i mbulojë vala – si bjeshkë, e thërrasin Perëndinë me lutje të sinqerta; e, posa t’i shpëtojë ata në tokë, një pjesë e tyre e mbajnë mesataren; e ajetet Tona i mohon vetëm mshtruesi dhe jomirënjohësi. |
| يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ وَاخْشَوْا يَوْمًا لَا يَجْزِي وَالِدٌ عَنْ وَلَدِهِ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَنْ وَالِدِهِ شَيْئًا ۚ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ {٣٣} |
33. O njerëz! Druajuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës kur prindi nuk do të mund t’i ndihmojë fëmijës së vet asgjë, e as fëmija nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë prindit të vet! Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, e, le të mos u mashtrojë jeta e kësaj bote, dhe le të mos u mashtrojë mashtruesi (djalli) në Perëndinë. |
| إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ {٣٤} |
34. Me të vërtetë, vetëm Perëndia e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka k në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje. |
 |