 |
| يس {١} |
1. Jâ Sîn. |
| وَالْقُرْآنِ الْحَكِيمِ {٢} |
2. Pasha Kur’anin plotë dijeni, |
| إِنَّكَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ {٣} |
3. me të vërtetë, ti (o Muhammed!) je pejgamber, |
| عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ {٤} |
4. në rrugën e drejtë, |
| تَنْزِيلَ الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ {٥} |
5. me shpalljen e të Plotëfuqishmit, Mëshiruesit, |
| لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أُنْذِرَ آبَاؤُهُمْ فَهُمْ غَافِلُونَ {٦} |
6. që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm! |
| لَقَدْ حَقَّ الْقَوْلُ عَلَىٰ أَكْثَرِهِمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ {٧} |
7. Me të vërtetë, u realizua Fjala (e dënimit) ndaj shumicës së tyre – e ata nuk besojnë. |
| إِنَّا جَعَلْنَا فِي أَعْنَاقِهِمْ أَغْلَالًا فَهِيَ إِلَى الْأَذْقَانِ فَهُمْ مُقْمَحُونَ {٨} |
8. Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, - andaj ata janë me kokë përpjetë, |
| وَجَعَلْنَا مِنْ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّا فَأَغْشَيْنَاهُمْ فَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ {٩} |
9. dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin, |
| وَسَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَأَنْذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنْذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ {١٠} |
10. dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. |
| إِنَّمَا تُنْذِرُ مَنِ اتَّبَعَ الذِّكْرَ وَخَشِيَ الرَّحْمَٰنَ بِالْغَيْبِ ۖ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍ وَأَجْرٍ كَرِيمٍ {١١} |
11. Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm! |
| إِنَّا نَحْنُ نُحْيِي الْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَآثَارَهُمْ ۚ وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ فِي إِمَامٍ مُبِينٍ {١٢} |
12. Ne, me të vërtetë, i ringjallim të vdekurit, shënojmë veprat që i kanë paraqitur dhe gjurmët e tyre, e Ne i numërojmë të gjitha ato në Librin e qartë. |
| وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلًا أَصْحَابَ الْقَرْيَةِ إِذْ جَاءَهَا الْمُرْسَلُونَ {١٣} |
13. Përmendju atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën atyre pejgamberët; |
| إِذْ أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمُ اثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍ فَقَالُوا إِنَّا إِلَيْكُمْ مُرْسَلُونَ {١٤} |
14. Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!” |
| قَالُوا مَا أَنْتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا وَمَا أَنْزَلَ الرَّحْمَٰنُ مِنْ شَيْءٍ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا تَكْذِبُونَ {١٥} |
15. Ata (banorët e qytetit), ju thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e Bamirësi nuk ju ka zbritur asgjë; ju vetëm gënjeni”. |
| قَالُوا رَبُّنَا يَعْلَمُ إِنَّا إِلَيْكُمْ لَمُرْسَلُونَ {١٦} |
16. Thanë (pejgamberët): “Zoti ynë e di që ne, me të vërtetë, jemi dërguar pejgamberë te ju, |
| وَمَا عَلَيْنَا إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ {١٧} |
17. dhe se jemi të obliguar vetëm që të shpallim qartë”. |
| قَالُوا إِنَّا تَطَيَّرْنَا بِكُمْ ۖ لَئِنْ لَمْ تَنْتَهُوا لَنَرْجُمَنَّكُمْ وَلَيَمَسَّنَّكُمْ مِنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ {١٨} |
18. Thanë (banorët): “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju; e nëse nuk frenoheni, do t’ju gjuamë me gurë dhe me siguri do t’ju godas dënimi i dhembshëm prej nesh”. |
| قَالُوا طَائِرُكُمْ مَعَكُمْ ۚ أَئِنْ ذُكِّرْتُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ مُسْرِفُونَ {١٩} |
19. Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”. |
| وَجَاءَ مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَىٰ قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ {٢٠} |
20. E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët; |
| اتَّبِعُوا مَنْ لَا يَسْأَلُكُمْ أَجْرًا وَهُمْ مُهْتَدُونَ {٢١} |
21. pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, e ata janë në rrugën e drejtë! |
| وَمَا لِيَ لَا أَعْبُدُ الَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ {٢٢} |
22. Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju. |
| أَأَتَّخِذُ مِنْ دُونِهِ آلِهَةً إِنْ يُرِدْنِ الرَّحْمَٰنُ بِضُرٍّ لَا تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلَا يُنْقِذُونِ {٢٣} |
23. Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata. |
| إِنِّي إِذًا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٢٤} |
24. Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë. |
| إِنِّي آمَنْتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ {٢٥} |
25. Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!” |
| قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ ۖ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ {٢٦} |
26. I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, |
| بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ {٢٧} |
27. për çka më fali (nga mëkatet) Zoti im dhe më bëri të nderuar!” |
| وَمَا أَنْزَلْنَا عَلَىٰ قَوْمِهِ مِنْ بَعْدِهِ مِنْ جُنْدٍ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا كُنَّا مُنْزِلِينَ {٢٨} |
28. Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë, |
| إِنْ كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً فَإِذَا هُمْ خَامِدُونَ {٢٩} |
29. vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh. |
| يَا حَسْرَةً عَلَى الْعِبَادِ ۚ مَا يَأْتِيهِمْ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ {٣٠} |
30. Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te. |
| أَلَمْ يَرَوْا كَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنَ الْقُرُونِ أَنَّهُمْ إِلَيْهِمْ لَا يَرْجِعُونَ {٣١} |
31. Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen, |
| وَإِنْ كُلٌّ لَمَّا جَمِيعٌ لَدَيْنَا مُحْضَرُونَ {٣٢} |
32. e të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne. |
| وَآيَةٌ لَهُمُ الْأَرْضُ الْمَيْتَةُ أَحْيَيْنَاهَا وَأَخْرَجْنَا مِنْهَا حَبًّا فَمِنْهُ يَأْكُلُونَ {٣٣} |
33. E, dëshmi për ta – është toka e vdekur; Ne e ngjallim atë, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithëra), me të cilat ushqeheni. |
| وَجَعَلْنَا فِيهَا جَنَّاتٍ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ وَفَجَّرْنَا فِيهَا مِنَ الْعُيُونِ {٣٤} |
34. Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bërë në të burime uji, |
| لِيَأْكُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ {٣٥} |
35. që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës? |
| سُبْحَانَ الَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنْبِتُ الْأَرْضُ وَمِنْ أَنْفُسِهِمْ وَمِمَّا لَا يَعْلَمُونَ {٣٦} |
36. Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë): çka binë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë! |
| وَآيَةٌ لَهُمُ اللَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ النَّهَارَ فَإِذَا هُمْ مُظْلِمُونَ {٣٧} |
37. Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë. |
| وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ {٣٨} |
38. Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit. |
| وَالْقَمَرَ قَدَّرْنَاهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَالْعُرْجُونِ الْقَدِيمِ {٣٩} |
39. Dhe Hënës ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qenë e plotë) e bëhet si rremi (i hollë) i vjetër i hurmës. |
| لَا الشَّمْسُ يَنْبَغِي لَهَا أَنْ تُدْرِكَ الْقَمَرَ وَلَا اللَّيْلُ سَابِقُ النَّهَارِ ۚ وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ {٤٠} |
40. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë). |
| وَآيَةٌ لَهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ {٤١} |
41. Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot, |
| وَخَلَقْنَا لَهُمْ مِنْ مِثْلِهِ مَا يَرْكَبُونَ {٤٢} |
42. dhe, për ta, Ne krijuam bartëse të ngjashme me anijen në të cilën hipin (e udhëtojnë). |
| وَإِنْ نَشَأْ نُغْرِقْهُمْ فَلَا صَرِيخَ لَهُمْ وَلَا هُمْ يُنْقَذُونَ {٤٣} |
43. Dhe, po të duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do të mund t’u ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë, |
| إِلَّا رَحْمَةً مِنَّا وَمَتَاعًا إِلَىٰ حِينٍ {٤٤} |
44. përpos me mëshirën Tonë dhe të kënaqen deri në një kohë. |
| وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّقُوا مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ {٤٥} |
45. E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (dënimit) që keni para jush (në këtë botë) dhe atë që është pas jush (botën tjetër), për të qenë të mëshiruar...” |
| وَمَا تَأْتِيهِمْ مِنْ آيَةٍ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ {٤٦} |
46. Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato. |
| وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنُطْعِمُ مَنْ لَوْ يَشَاءُ اللَّهُ أَطْعَمَهُ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٤٧} |
47. E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!” |
| وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٤٨} |
48. Dhe, ata (mohusit) thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” |
| مَا يَنْظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ {٤٩} |
49. Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë duke u grindur njëri me tjetrin, |
| فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةً وَلَا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ {٥٠} |
50. E, ata nuk do të mund t’i kryejnë porositë e as të kthehen te familja e tyre. |
| وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَإِذَا هُمْ مِنَ الْأَجْدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يَنْسِلُونَ {٥١} |
51. Dhe, do të fryhet në Sur, e ata do të dalin nga varret dhe nxitojnë kah Zoti i tyre, |
| قَالُوا يَا وَيْلَنَا مَنْ بَعَثَنَا مِنْ مَرْقَدِنَا ۜ ۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ {٥٢} |
52. duke thënë: “Kuku për ne! kush na ngjalli (çoi) prej shtretërve tanë?” (Ju thuhet): “Ja, kjo është ajo që e ka premtuar Mëshiruesi i Madh, e pejgamberët e kanë thënë të vërtetën! |
| إِنْ كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً فَإِذَا هُمْ جَمِيعٌ لَدَيْنَا مُحْضَرُونَ {٥٣} |
53. Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm, e ata të gjithë (përnjëherë) do të prezentohen para Nesh. |
| فَالْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٥٤} |
54. Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar. |
| إِنَّ أَصْحَابَ الْجَنَّةِ الْيَوْمَ فِي شُغُلٍ فَاكِهُونَ {٥٥} |
55. Atë ditë, me të vërtetë, banorët e Xhennetit janë të angazhuar me kënaqësi, |
| هُمْ وَأَزْوَاجُهُمْ فِي ظِلَالٍ عَلَى الْأَرَائِكِ مُتَّكِئُونَ {٥٦} |
56. ata dhe gratë e tyre janë në hije (fllade), të mbështetur në kolltuqe, |
| لَهُمْ فِيهَا فَاكِهَةٌ وَلَهُمْ مَا يَدَّعُونَ {٥٧} |
57. në të (xhennet) – për ta, ka pemë dhe çdo gjë që dëshirojnë. |
| سَلَامٌ قَوْلًا مِنْ رَبٍّ رَحِيمٍ {٥٨} |
58. “Selam!” – (përshëndetën ata) me fjalë prej Zotit Mëshirues, - |
| وَامْتَازُوا الْيَوْمَ أَيُّهَا الْمُجْرِمُونَ {٥٩} |
59. (u thuhet): “e veçohuni sot ju, o mëkatarë!” |
| أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَا بَنِي آدَمَ أَنْ لَا تَعْبُدُوا الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ {٦٠} |
60. Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai, me të vërtetë, është armik i përbetuar i juaji, |
| وَأَنِ اعْبُدُونِي ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ {٦١} |
61. por vetëm Mua më adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. |
| وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنْكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا تَعْقِلُونَ {٦٢} |
62. Ai (djalli), me të vërtetë, ka humbur shumë grupe njerëzish prej jush, e vallë, a nuk keni menduar! |
| هَٰذِهِ جَهَنَّمُ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ {٦٣} |
63. (U thuhet atyre): “Ky është xhehennemi, që u është premtuar, |
| اصْلَوْهَا الْيَوْمَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ {٦٤} |
64. kalluni (digjuni) tani në të (xhehennem), ngase nuk keni besuar!” |
| الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰ أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ {٦٥} |
65. Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar. |
| وَلَوْ نَشَاءُ لَطَمَسْنَا عَلَىٰ أَعْيُنِهِمْ فَاسْتَبَقُوا الصِّرَاطَ فَأَنَّىٰ يُبْصِرُونَ {٦٦} |
66. Sikur të donim Ne, Ne do t’ju vërbonim sytë atyre duke ua rrafshur fytyrën, e ata do ta kërkonin rrugën; po, vallë si do të shihnin? |
| وَلَوْ نَشَاءُ لَمَسَخْنَاهُمْ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمْ فَمَا اسْتَطَاعُوا مُضِيًّا وَلَا يَرْجِعُونَ {٦٧} |
67. Dhe, sikur të kishim dashur, Ne do t’i kishim shndërruar ata (prej krijese njerëzore në krijesa tjera) në atë moment, e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin. |
| وَمَنْ نُعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِي الْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ {٦٨} |
68. Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata? |
| وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ وَمَا يَنْبَغِي لَهُ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْآنٌ مُبِينٌ {٦٩} |
69. Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë, |
| لِيُنْذِرَ مَنْ كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ الْقَوْلُ عَلَى الْكَافِرِينَ {٧٠} |
70. për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve. |
| أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا خَلَقْنَا لَهُمْ مِمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَا أَنْعَامًا فَهُمْ لَهَا مَالِكُونَ {٧١} |
71. Vallë, a nuk shohin ata, se Ne për ta i kemi krijuar shtazët – me mjeshtrinë Tonë, e ata i posedojnë! |
| وَذَلَّلْنَاهَا لَهُمْ فَمِنْهَا رَكُوبُهُمْ وَمِنْهَا يَأْكُلُونَ {٧٢} |
72. dhe bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre – disa i shalojnë e prej disave ushqehen, |
| وَلَهُمْ فِيهَا مَنَافِعُ وَمَشَارِبُ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ {٧٣} |
73. dhe nga ato kanë shumë dobi, dhe pije (qumështi). E, vallë, si nuk falenderohen! |
| وَاتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ آلِهَةً لَعَلَّهُمْ يُنْصَرُونَ {٧٤} |
74. Dhe, ata pos Perëndisë, kanë besuar në zotëra tjerë, duke shpresuar se do t’u ndihmojnë ata (idhujt); |
| لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَهُمْ وَهُمْ لَهُمْ جُنْدٌ مُحْضَرُونَ {٧٥} |
75. mirëpo, ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, dhe ata janë për ta një ushtri e pranishme (në ferr). |
| فَلَا يَحْزُنْكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ {٧٦} |
76. Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin. |
| أَوَلَمْ يَرَ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ نُطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُبِينٌ {٧٧} |
77. A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së ujit (farës – spermës), e megjithatë, ai është kundërshtar i hapët, |
| وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِيَ خَلْقَهُ ۖ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِيَ رَمِيمٌ {٧٨} |
78. dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat duke qenë ato të kalbura (shkapërderdhura)?” |
| قُلْ يُحْيِيهَا الَّذِي أَنْشَأَهَا أَوَّلَ مَرَّةٍ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ {٧٩} |
79. Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë; Ai i di të gjitha ato që i ka krijuar, |
| الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ مِنَ الشَّجَرِ الْأَخْضَرِ نَارًا فَإِذَا أَنْتُمْ مِنْهُ تُوقِدُونَ {٨٠} |
80. (Ai), i cili e bër për ju – prej drurit të njomë – zjarrin dhe ju prej ti ndizni”. |
| أَوَلَيْسَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ ۚ بَلَىٰ وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ {٨١} |
81. Vallë, a nuk është i pushtetshëm ai që krijoi qiejt dhe Tokën – të krijoi qenie të ngjashme (të ringjallë pas vdekjes)? Po, me të vërtetë, Ai është Krijues i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshëm; |
| إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ {٨٢} |
82. Dispozita e Tij (Perëndisë), kur dëshiron të bëjë diçka, është vetëm të thotë: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet. |
| فَسُبْحَانَ الَّذِي بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ {٨٣} |
83. I lartësuar është Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi çdo gjë! Dhe, tek Ai do të ktheheni! |
 |