 |
| حم {١} |
1. Hâ, Mîm. |
| تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ {٢} |
2. (Kjo është) Shpallja e Librit të Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm! |
| إِنَّ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِلْمُؤْمِنِينَ {٣} |
3. Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ekzistojnë dokumente për ata që besojnë, |
| وَفِي خَلْقِكُمْ وَمَا يَبُثُّ مِنْ دَابَّةٍ آيَاتٌ لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ {٤} |
4. edhe në krijimin tuaj dhe të shtazëve, të shpërndara (nëpër Tokë), ka argument për popullin që beson me këmbëngulje; |
| وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا أَنْزَلَ اللَّهُ مِنَ السَّمَاءِ مِنْ رِزْقٍ فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ آيَاتٌ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ {٥} |
5. edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, dhe në shiun që e lëshon Perëndia prej qielli e që me të e gjallëron tokën, pas thatësisë së saj, edhe ndërrimit të erërave, ka argumente për njerëzit që mendojnë. |
| تِلْكَ آيَاتُ اللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ ۖ فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَ اللَّهِ وَآيَاتِهِ يُؤْمِنُونَ {٦} |
6. Këto janë argumentet e Perëndisë, të cilat Ne ty t’i tregojmë me tërë të vërtetën, e në çfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve të Tij, do të besojnë ata?! |
| وَيْلٌ لِكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ {٧} |
7. Mjerë për çdo gënjeshtar, mëkatar (të madh)! |
| يَسْمَعُ آيَاتِ اللَّهِ تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسْتَكْبِرًا كَأَنْ لَمْ يَسْمَعْهَا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ {٨} |
8. (i cili) dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm! |
| وَإِذَا عَلِمَ مِنْ آيَاتِنَا شَيْئًا اتَّخَذَهَا هُزُوًا ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ {٩} |
9. E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar. |
| مِنْ وَرَائِهِمْ جَهَنَّمُ ۖ وَلَا يُغْنِي عَنْهُمْ مَا كَسَبُوا شَيْئًا وَلَا مَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْلِيَاءَ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ {١٠} |
10. Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh. |
| هَٰذَا هُدًى ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌ مِنْ رِجْزٍ أَلِيمٌ {١١} |
11. Ky është (Kur’ani) udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm. |
| اللَّهُ الَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ الْبَحْرَ لِتَجْرِيَ الْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ {١٢} |
12. Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës. |
| وَسَخَّرَ لَكُمْ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مِنْهُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ {١٣} |
13. Dhe ju ka nënshtruar juve çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka këshilla për popullin që mendon. |
| قُلْ لِلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ اللَّهِ لِيَجْزِيَ قَوْمًا بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ {١٤} |
14. Thuaju (o Muhammed!) besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Perëndisë, në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas veprave të tyre. |
| مَنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ أَسَاءَ فَعَلَيْهَا ۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ {١٥} |
15. Kush bën mirë, e ka për vete (dobi), e kush bën keq – bënë kundër vetes, e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj. |
| وَلَقَدْ آتَيْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ {١٦} |
16. Ne, me të vërtetë, u kemi dhënë bijve të Israelit Librin, pushtetin dhe profetninë dhe i kemi furnizuar me gjëra të bukura, dhe i kemi ngritur at ambi të gjithë popujt tjerë (të asaj kohe), |
| وَآتَيْنَاهُمْ بَيِّنَاتٍ مِنَ الْأَمْرِ ۖ فَمَا اخْتَلَفُوا إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ {١٧} |
17. dhe, u kemi dhënë argumente të qarta mbi besimin, e ata u përçanë, mu atëherë, kur u erdhi dijenia, pasiqë patën armiqësi në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kijametit për atë ë ranë në konflikt. |
| ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍ مِنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ {١٨} |
18. E, pastaj, Ne ty ta kemi bërë një rrugë të drejtë (të mrekullueshme) të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas kënaqësive të atyre që nuk dinë! |
| إِنَّهُمْ لَنْ يُغْنُوا عَنْكَ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا ۚ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۖ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ {١٩} |
19. Me të vërtetë, ata nuk do të mund të ndihmojnë (ty) asgjë te Perëndia. Padyshim, zullumqarët i ndihmojnë njëri-tjetrit, e Perëndia i mbron ata që i druajnë Atij dhe ruhen nga mëkatet. |
| هَٰذَا بَصَائِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ {٢٠} |
20. Ky Kur’an është argument i qartë (dritë e shpëtimit) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë paluhatshëm. |
| أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أَنْ نَجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاءً مَحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ ۚ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ {٢١} |
21. A mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia se, Ne, do t’i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa gjykim i keq që është ky! |
| وَخَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَلِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ {٢٢} |
22. E, Perëndia, krijoi qiej dhe Tokë me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer (apo i dënuar) për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. |
| أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَٰهَهُ هَوَاهُ وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِ غِشَاوَةً فَمَنْ يَهْدِيهِ مِنْ بَعْدِ اللَّهِ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ {٢٣} |
23. A e ke parë atë, që kënaqësinë e vet e ka marrë për zot, dhe Perëndia, e ka lënë në humbje duke e ditur (të keqen e tij) dhe ia ka vulosur të dëgjuarit e tij dhe zemrën e tij, e para syve të tij ka vënë perde? Kush do ta udhëzojë atë, pos Perëndisë? A nuk po kuptoni? |
| وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ ۚ وَمَا لَهُمْ بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ {٢٤} |
24. E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu. |
| وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ مَا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّا أَنْ قَالُوا ائْتُوا بِآبَائِنَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٢٥} |
25. E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër shprehje, pos fjalës së tyre: “Ringjallni të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!” |
| قُلِ اللَّهُ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يَجْمَعُكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ {٢٦} |
26. Thuaju (atyre): “Perëndia ju ngjallë (u jep jetën), pastaj ju vdes, e mandej do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit, në këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e dinë”. |
| وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ يَخْسَرُ الْمُبْطِلُونَ {٢٧} |
27. Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës! E, kur të arrijë Dita e Kijametit, atë ditë të këqinjtë do të humbin. |
| وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٍ جَاثِيَةً ۚ كُلُّ أُمَّةٍ تُدْعَىٰ إِلَىٰ كِتَابِهَا الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٢٨} |
28. Dhe, të gjithë popujt do t’i shohësh të gjunjëzuar; çdo popull do të thirret në Librin e vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë. |
| هَٰذَا كِتَابُنَا يَنْطِقُ عَلَيْكُمْ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنْسِخُ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٢٩} |
29. Ky është Libri Ynë që do t’ju tregojë të vërtetën. Na, me të vërtetë, i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruhen (shënohen) të gjitha ç’keni bërë”. |
| فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُدْخِلُهُمْ رَبُّهُمْ فِي رَحْمَتِهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْمُبِينُ {٣٠} |
30. E, sa i përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata, do t’i shpie Zoti i tyre në mëshirën e Vet (xhennet). Ky është shpëtim i qartë! |
| وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا أَفَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَاسْتَكْبَرْتُمْ وَكُنْتُمْ قَوْمًا مُجْرِمِينَ {٣١} |
31. E, sa i përket mohuesve, (atyre do t’ju thuhet): “Vallë, a nuk u janë lexuar ajetet e Mia, por ju u mendjemadhëruat dhe u bëtë popull mëkatarë”. |
| وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَالسَّاعَةُ لَا رَيْبَ فِيهَا قُلْتُمْ مَا نَدْرِي مَا السَّاعَةُ إِنْ نَظُنُّ إِلَّا ظَنًّا وَمَا نَحْنُ بِمُسْتَيْقِنِينَ {٣٢} |
32. Kur të thuhet: “Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, dhe se për Ditën e Kijametit s’ka kurrfarë dyshimi! – ju thatë: “Na nuk dimë çka është Dita e Kijametit, na për këtë kemi vetëm një parafytyrim, na nuk jemi të bindur (për këtë).” |
| وَبَدَا لَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا عَمِلُوا وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ {٣٣} |
33. Dhe, atyre do t’u dalin në shesh të këqit që i kanë bërë, e do t’i kaplojë dënimi për atë që talleshin, |
| وَقِيلَ الْيَوْمَ نَنْسَاكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ {٣٤} |
34. dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi. |
| ذَٰلِكُمْ بِأَنَّكُمُ اتَّخَذْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ هُزُوًا وَغَرَّتْكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۚ فَالْيَوْمَ لَا يُخْرَجُونَ مِنْهَا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ {٣٥} |
35. Ky dënim është ngase i keni përqeshur argumentet e Perëndisë, e jeta e kësaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do të nxirren nga zjarri, as që do të kërkohet prej tyre arsyetimi (nuk do të përfillet). |
| فَلِلَّهِ الْحَمْدُ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَرَبِّ الْأَرْضِ رَبِّ الْعَالَمِينَ {٣٦} |
36. Falenderimi i përket vetëm Perëndisë. Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë. |
| وَلَهُ الْكِبْرِيَاءُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ {٣٧} |
37. Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
 |