 |
| تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ {١} |
1. Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! – |
| الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ {٢} |
2. Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës. |
| الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا ۖ مَا تَرَىٰ فِي خَلْقِ الرَّحْمَٰنِ مِنْ تَفَاوُتٍ ۖ فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَىٰ مِنْ فُطُورٍ {٣} |
3. Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje, |
| ثُمَّ ارْجِعِ الْبَصَرَ كَرَّتَيْنِ يَنْقَلِبْ إِلَيْكَ الْبَصَرُ خَاسِئًا وَهُوَ حَسِيرٌ {٤} |
4. pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar. |
| وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطِينِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابَ السَّعِيرِ {٥} |
5. Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr. |
| وَلِلَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ {٦} |
6. Kurse, për ata që nuk besojnë në Zotin e tyre, dënimi është skëterra; e sa i shëmtuar është ai vendbanim! |
| إِذَا أُلْقُوا فِيهَا سَمِعُوا لَهَا شَهِيقًا وَهِيَ تَفُورُ {٧} |
7. Kur të hudhen në të, do të dëgjohet psherëtima e tyre, e zjarri do të ndizet furishëm, |
| تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ ۖ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ {٨} |
8. gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?” |
| قَالُوا بَلَىٰ قَدْ جَاءَنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِنْ شَيْءٍ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ {٩} |
9. “Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!” |
| وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ {١٠} |
10. Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës!” |
| فَاعْتَرَفُوا بِذَنْبِهِمْ فَسُحْقًا لِأَصْحَابِ السَّعِيرِ {١١} |
11. Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës! |
| إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ {١٢} |
12. Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh! |
| وَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ اجْهَرُوا بِهِ ۖ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ {١٣} |
13. Flitni ju fshehtas ose haptas, por Ai, me të vërtetë, di çka në zemrat tuaja! |
| أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ {١٤} |
14. E si mos t’i dijë Ai, i cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht. |
| هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِنْ رِزْقِهِ ۖ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ {١٥} |
15. Ai ju ka bërë Tokën të nënshtruar – të shërbyeshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Ju (pasi të ringjalleni), do të ktheheni tek Ai. |
| أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ {١٦} |
16. A jeni ju të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju fusë në tokë, kur ajo fillon të dridhet papritmas? |
| أَمْ أَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ {١٧} |
17. Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime! |
| وَلَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ {١٨} |
18. Me të vërtetë, i kanë konsideruar gënjeshtarë ata që kanë qenë përpara këtyre. E sa i ashpër ka qenë dënimi (pezmi) Im! |
| أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَافَّاتٍ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا الرَّحْمَٰنُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ بَصِيرٌ {١٩} |
19. A thua nuk po i shohin ata shpendët mbi kokat e tyre, se si fluturojnë, duke i hapur dhe mbledhur krahët? Askush nuk i mbanë ata, përveç Zotit Mëshirues; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë. |
| أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ جُنْدٌ لَكُمْ يَنْصُرُكُمْ مِنْ دُونِ الرَّحْمَٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ {٢٠} |
20. Ose, kush është ai që do të jetë ushtria e juaj, që t’u ndihmojë juve, përveç Mëshiruesit? Jobesimtarët janë vetëm në mashtrim, (s’ka ushtarë për ju). |
| أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَلْ لَجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ {٢١} |
21. Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta). |
| أَفَمَنْ يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّنْ يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ {٢٢} |
22. Është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokëulur, apo ai që në rrugën e drejtë ecën vertikalisht e ballëlartë? |
| قُلْ هُوَ الَّذِي أَنْشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ {٢٣} |
23. Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!” |
| قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ {٢٤} |
24. Thuaj: “Ai ju ka krijuar të shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni (për llogari)”. |
| وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٢٥} |
25. E ata thonë: “Kur është ky premtim (caktojeni), nëse thoni të vërtetën?!” |
| قُلْ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُبِينٌ {٢٦} |
26. Thuaj: “Vetëm Zoti e di (kohën), kurse unë jam vetëm paralajmërues i qartë”. |
| فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ {٢٧} |
27. Kur për së afërmi e panë dënimin, u zymtuan fytyrat e atyre që nuk kanë besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo është ajo që e keni kërkuar (shpejtimin e dënimit)!” |
| قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَهْلَكَنِيَ اللَّهُ وَمَنْ مَعِيَ أَوْ رَحِمَنَا فَمَنْ يُجِيرُ الْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ {٢٨} |
28. Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?” |
| قُلْ هُوَ الرَّحْمَٰنُ آمَنَّا بِهِ وَعَلَيْهِ تَوَكَّلْنَا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٢٩} |
29. Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, (që na shpëton neve), në Atë besojmë dhe në Atë mbështetemi, e ju sigurisht do ta dini se kush është i humbur plotësisht”. |
| قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْرًا فَمَنْ يَأْتِيكُمْ بِمَاءٍ مَعِينٍ {٣٠} |
30. Thuaj: “Çka mendoni, nëse ujërat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhës?” |
 |