سورةالقلم {٦٨} 68. AL-QALAM
ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ {١} 1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
مَا أَنْتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ {٢} 2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ {٣} 3. Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ {٤} 4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ {٥} 5. Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.
بِأَيْيِكُمُ الْمَفْتُونُ {٦} 6. Se cili prej jush është i çmendur?
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ {٧} 7. S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
فَلَا تُطِعِ الْمُكَذِّبِينَ {٨} 8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ {٩} 9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَهِينٍ {١٠} 10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
هَمَّازٍ مَشَّاءٍ بِنَمِيمٍ {١١} 11. Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ {١٢} 12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
عُتُلٍّ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ {١٣} 13. Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
أَنْ كَانَ ذَا مَالٍ وَبَنِينَ {١٤} 14. (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ {١٥} 15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
سَنَسِمُهُ عَلَى الْخُرْطُومِ {١٦} 16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
إِنَّا بَلَوْنَاهُمْ كَمَا بَلَوْنَا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ {١٧} 17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim.
وَلَا يَسْتَثْنُونَ {١٨} 18. E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall-llahu!"
فَطَافَ عَلَيْهَا طَائِفٌ مِنْ رَبِّكَ وَهُمْ نَائِمُونَ {١٩} 19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
فَأَصْبَحَتْ كَالصَّرِيمِ {٢٠} 20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.
فَتَنَادَوْا مُصْبِحِينَ {٢١} 21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
أَنِ اغْدُوا عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَارِمِينَ {٢٢} 22. Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t´i vilni!
فَانْطَلَقُوا وَهُمْ يَتَخَافَتُونَ {٢٣} 23. Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).
أَنْ لَا يَدْخُلَنَّهَا الْيَوْمَ عَلَيْكُمْ مِسْكِينٌ {٢٤} 24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
وَغَدَوْا عَلَىٰ حَرْدٍ قَادِرِينَ {٢٥} 25. Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوا إِنَّا لَضَالُّونَ {٢٦} 26. E kur e panë atë, thanë: "S´ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ {٢٧} 27. Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُلْ لَكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ {٢٨} 28. Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
قَالُوا سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ {٢٩} 29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَلَاوَمُونَ {٣٠} 30. Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
قَالُوا يَا وَيْلَنَا إِنَّا كُنَّا طَاغِينَ {٣١} 31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
عَسَىٰ رَبُّنَا أَنْ يُبْدِلَنَا خَيْرًا مِنْهَا إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا رَاغِبُونَ {٣٢} 32. Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
كَذَٰلِكَ الْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ {٣٣} 33. Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ {٣٤} 34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ {٣٥} 35. A do t´i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ {٣٦} 36. Ç´është me ju, si gjykoni ashtu?
أَمْ لَكُمْ كِتَابٌ فِيهِ تَدْرُسُونَ {٣٧} 37. A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ {٣٨} 38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
أَمْ لَكُمْ أَيْمَانٌ عَلَيْنَا بَالِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۙ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ {٣٩} 39. A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
سَلْهُمْ أَيُّهُمْ بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ {٤٠} 40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ فَلْيَأْتُوا بِشُرَكَائِهِمْ إِنْ كَانُوا صَادِقِينَ {٤١} 41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t´i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
يَوْمَ يُكْشَفُ عَنْ سَاقٍ وَيُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ {٤٢} 42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ وَقَدْ كَانُوا يُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ وَهُمْ سَالِمُونَ {٤٣} 43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
فَذَرْنِي وَمَنْ يُكَذِّبُ بِهَٰذَا الْحَدِيثِ ۖ سَنَسْتَدْرِجُهُمْ مِنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ {٤٤} 44. Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur´an. Ne do t´i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
وَأُمْلِي لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ {٤٥} 45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
أَمْ تَسْأَلُهُمْ أَجْرًا فَهُمْ مِنْ مَغْرَمٍ مُثْقَلُونَ {٤٦} 46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
أَمْ عِنْدَهُمُ الْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ {٤٧} 47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُنْ كَصَاحِبِ الْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ {٤٨} 48. Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
لَوْلَا أَنْ تَدَارَكَهُ نِعْمَةٌ مِنْ رَبِّهِ لَنُبِذَ بِالْعَرَاءِ وَهُوَ مَذْمُومٌ {٤٩} 49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.
فَاجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَجَعَلَهُ مِنَ الصَّالِحِينَ {٥٠} 50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ {٥١} 51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur´anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ {٥٢} 52. Po ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
Al-Qur'an Today @2006