سورةالتكوير {٨١} 81. AT-TAKWIIR
إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ {١} 1. Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
وَإِذَا النُّجُومُ انْكَدَرَتْ {٢} 2. dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ {٣} 3. dhe kur malet të lëvizin,
وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ {٤} 4. dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),
وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ {٥} 5. dhe kur shtazët e egra të tubohen,
وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ {٦} 6. dhe kur devet vlojnë,
وَإِذَا النُّفُوسُ زُوِّجَتْ {٧} 7. dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,
وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ {٨} 8. dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
بِأَيِّ ذَنْبٍ قُتِلَتْ {٩} 9. për çfarë faji është mbytur,
وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ {١٠} 10. dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),
وَإِذَا السَّمَاءُ كُشِطَتْ {١١} 11. dhe kur qielli zhvendoset,
وَإِذَا الْجَحِيمُ سُعِّرَتْ {١٢} 12. dhe kur të flakërojë skëterra,
وَإِذَا الْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ {١٣} 13. dhe kur të afrohet xhenneti,
عَلِمَتْ نَفْسٌ مَا أَحْضَرَتْ {١٤} 14. çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.
فَلَا أُقْسِمُ بِالْخُنَّسِ {١٥} 15. Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
الْجَوَارِ الْكُنَّسِ {١٦} 16. të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),
وَاللَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ {١٧} 17. dhe në natën kur bie terri,
وَالصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ {١٨} 18. dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ {١٩} 19. Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ {٢٠} 20. të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ {٢١} 21. të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
وَمَا صَاحِبُكُمْ بِمَجْنُونٍ {٢٢} 22. E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.
وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ {٢٣} 23. Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,
وَمَا هُوَ عَلَى الْغَيْبِ بِضَنِينٍ {٢٤} 24. dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَانٍ رَجِيمٍ {٢٥} 25. dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,
فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ {٢٦} 26. e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ {٢٧} 27. Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):
لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ {٢٨} 28. për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ {٢٩} 29. e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!
Al-Qur'an Today @2006