سورةالانفطار {٨٢} 82. AL-INFITAAR
إِذَا السَّمَاءُ انْفَطَرَتْ {١} 1. E kur të çahet qielli.
وَإِذَا الْكَوَاكِبُ انْتَثَرَتْ {٢} 2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
وَإِذَا الْبِحَارُ فُجِّرَتْ {٣} 3. Dhe kur të përzihen detet.
وَإِذَا الْقُبُورُ بُعْثِرَتْ {٤} 4. Dhe kur të trazohen varret.
عَلِمَتْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ {٥} 5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
يَا أَيُّهَا الْإِنْسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ {٦} 6. O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
الَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّاكَ فَعَدَلَكَ {٧} 7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
فِي أَيِّ صُورَةٍ مَا شَاءَ رَكَّبَكَ {٨} 8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِالدِّينِ {٩} 9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ {١٠} 10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
كِرَامًا كَاتِبِينَ {١١} 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ {١٢} 12. Ata e dinë se çka punoni.
إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ {١٣} 13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
وَإِنَّ الْفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٍ {١٤} 14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ الدِّينِ {١٥} 15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَائِبِينَ {١٦} 16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ {١٧} 17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
ثُمَّ مَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ {١٨} 18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌ لِنَفْسٍ شَيْئًا ۖ وَالْأَمْرُ يَوْمَئِذٍ لِلَّهِ {١٩} 19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
Al-Qur'an Today @2006