 |
| سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى {١} |
1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! |
| الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ {٢} |
2. I cili krijoi dhe përsosi, |
| وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ {٣} |
3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi, |
| وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ {٤} |
4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës. |
| فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ {٥} |
5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë. |
| سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ {٦} |
6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur´anin). |
| إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ {٧} |
7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën. |
| وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ {٨} |
8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën. |
| فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَىٰ {٩} |
9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi. |
| سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَىٰ {١٠} |
10. Do të këshillohet ai që ka frikë, |
| وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى {١١} |
11. E do t´i shmanget asaj, ai që është shumë i keq, |
| الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ {١٢} |
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh. |
| ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ {١٣} |
13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. |
| قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّىٰ {١٤} |
14. Ka shpëtuar ai që është pastruar. |
| وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ {١٥} |
15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet. |
| بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا {١٦} |
16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, |
| وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ {١٧} |
17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme. |
| إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ {١٨} |
18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para: |
| صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ {١٩} |
19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait. |
 |