سورةالفجر {٨٩} 89. AL-FAJR
وَالْفَجْرِ {١} 1. Pasha agimin!
وَلَيَالٍ عَشْرٍ {٢} 2. Pasha dhjetë netët!
وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ {٣} 3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ {٤} 4. Pasha natën që shkon!
هَلْ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٌ لِذِي حِجْرٍ {٥} 5. A janë këto betime për të mençurin?
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ {٦} 6. A nuk e di ti se ç´bëri Zoti yt me Ad-in?
إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ {٧} 7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ {٨} 8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ {٩} 9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ {١٠} 10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ {١١} 11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ {١٢} 12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ {١٣} 13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ {١٤} 14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
فَأَمَّا الْإِنْسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ {١٥} 15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ {١٦} 16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
كَلَّا ۖ بَلْ لَا تُكْرِمُونَ الْيَتِيمَ {١٧} 17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
وَلَا تَحَاضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ {١٨} 18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
وَتَأْكُلُونَ التُّرَاثَ أَكْلًا لَمًّا {١٩} 19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
وَتُحِبُّونَ الْمَالَ حُبًّا جَمًّا {٢٠} 20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
كَلَّا إِذَا دُكَّتِ الْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا {٢١} 21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا {٢٢} 22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنْسَانُ وَأَنَّىٰ لَهُ الذِّكْرَىٰ {٢٣} 23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
يَقُولُ يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي {٢٤} 24. E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
فَيَوْمَئِذٍ لَا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ {٢٥} 25. Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ {٢٦} 26. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ {٢٧} 27. O ti shpirt i bindur plotësisht!
ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً {٢٨} 28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
فَادْخُلِي فِي عِبَادِي {٢٩} 29. Hyn në turmën e robërve të Mi!
وَادْخُلِي جَنَّتِي {٣٠} 30. Dhe hyn në xhennetin Tim!
Al-Qur'an Today @2006