سورةالانشراح {٩٤} 94. ASY-SYARH
أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ {١} 1. Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde),
وَوَضَعْنَا عَنْكَ وِزْرَكَ {٢} 2. dhe ta kemi heqë barrën ty,
الَّذِي أَنْقَضَ ظَهْرَكَ {٣} 3. e cila të ka rënduar tepër kurrizin tënd,
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ {٤} 4. dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tënd!
فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا {٥} 5. E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi,
إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا {٦} 6. me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!
فَإِذَا فَرَغْتَ فَانْصَبْ {٧} 7. E, kur ta kryejsh njërën punë, filloja tjetrës (menjëherë)
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَارْغَبْ {٨} 8. dhe (vetëm) te Zoti yt syno (drejtohu)!
Al-Qur'an Today @2006